Përqafime mes kandidatëve: Kjo është LDK-ja

14.03.2021 13:16:35

Tashmë kur delegatët e Lidhjes Demokratike të Kosovës janë duke votuar për të zgjedhur të parin e kësaj partie, nga LDK-ja kanë rikujtuar diçka.

Në faqen e Lidhjes Demokratike të Kosovë në Facebook janë publikuar dy fotografi të realizuara sot, të Lutfi Hazirit me Besian Mustafën si dhe të Lutfi Hazirit me Lumir Abdixhikun.

Që të tre janë kandidatë për kryetar të LDK-së, ndërsa që të tre janë deklaruar se presin që delegatët të zgjedhin udhëheqësin e kësaj partie.