Fillon votimi në Kuvendin e LDK-së, 328 delegatë vendosin për kryetarin e ri

14.03.2021 13:18:43

Ka nisur procesi i votimit për zgjedhjen e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

328 delegatë në Kuvendin e sotëm zgjedhor pritet të vendosin për të parin e partisë.

Këtë pozitë po pretendojnë ta marrin Lumir Abdixhiku, Lutfi Haziri ose Besian Mustafa si tri kandidaturat zyrtare për kryetar.

Ndryshe kjo është hera e parë që në kuti gjenden tre emra kandidues dhe kësisoj rezultati në zgjedhjet e brendshme të LDK-së do të jetë mjaftë befasues.