Në Elbasan kërcet grushti mes militantëve të partive

14.03.2021 13:34:48

Dita e festës së Verës ka nisur me një incident të fortë politik, mes kundërshtarëve të dy partive, PS dhe PD. Gjithçka ka nisur në momentin kur Rama ndodhej në hotel Skampa ku pritej që të jepte dhe një konferencë me gazetarët.

Menjëherë kanë nisur përplasje mes njerëzve, ku nuk kanë kursyer dhe grushtat me militantëve të partive. Ndërsa policia ka ndërhyrë menjëherë për të shpërndarë turmën dhe madje ka shoqëruar disa persona.

Kjo është hera e parë që Festa e Verës shoqërohet me kaqë tensione politike.