Votat për kryetar të LDK-së po numërohen nën vëzhgimin e kamerave

14.03.2021 14:29:57

Votat për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës po numërohen nën vëzhgimin e një kamere gjigante.

Kamera, siç shihet në foto, është e vendosur përmbi komisionin që po i numëron votat, duke incizuar çdo detaj.

Renditja në fletëvotim është kësisoj: 1-Lumir Abdixhiku, 2-Lutfi Haziri dhe 3-Besian Mustafa.