Një aksident i rëndë trafiku ndodhi mbrëmë në rrugën Pejë-Prishtinë, saktësisht në Klinë.
Si pasojë e këtij aksidenti humbi jetën një i ri nga fshati Caravik në Klinë.
I riu që humbi jetën si pasojë e këtij aksidenti është Endrit Dakaj.
Për vdekjen e Dakajt ka shkruar edhe i pari i komunës së Klinës, Zenun Elezaj. Elezaj ka ngushëlluar familjarët dhe miqtë e Endrit Dakajt.
“Shumë i dhimbshëm lajmi për vdekjen e të riut nga Caraviku i Klinës, Endrit Dakaj, i cili ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti në komunikacion, të ndodhur mbrëmë në fshatin Grabanicë.Familjes Dakaj, miqve e shokëve të Endritit ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta!”, shkroi ai.