Plagosja e zyrtarit të PD-së në Kavajë, kryeministri Rama del me reagimin e fortë dhe ‘godet’ ashpër: Autori s’ka lidhje me PS! Lulzim bëhu burrë, boll…

20.04.2021 10:22:30

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për plagosjen e zyrtarit të PD-së në Kavajë. Përmes një postimi në Twitter, Rama shkruan se ngjarja në Kavajë nuk ka asnjë motiv politik dhe asnjë lidhje me PS-së, pasi me armë ka qëlluar militanti i PD-së.

Rama i bën thirrje Bashës që të ndahet nga Ilir Meta e Sali Berisha.

“Është krejt e qartë që ngjarja e Kavajës s’ka asnjë motiv politik! Autori s’ka asnjë lidhje me PS, përkundrazi është militant i PD! PD s’ka faj për ngjarjen po për politizimin skandaloz! Lulëzim bëhu burrë, ndahu nga Iliri e Saliu, boll bëre kukullën e të paudhëve pa din e iman!”, shkruan Rama.

Plagosja e zyrtarit të PD-së në Kavajë, kryeministri Rama