Shqipëri/Bllokohen nga simpatizantët e PD-së pasi po shpërndanin ushqime me furgon, merret vendimi për shoferin e bashkisë, anëtaren e ZAZ-së dhe kryetaren e rajonit Nr. 2 të PS-së

20.04.2021 10:25:43

Mbrëmjen e kaluar u kap një furgon i bashkisë i mbushur me pako ushqimore, ku sipas Partisë Demokratike do të dorgoheshin për fushatë elektorale.

Joana Melëngu, dhe shoferi i bashkisë Berat që ishin me furgonin e mbushur me ushqime nga rezerva e shtetit do të hetohen nga prokuroria në gjendje të lirë.

Mësohet se deri rreth orës 01.30 të mëngjesit ata kanë qenë në prokurori. Melëngu, është anëtare e ZAZ-së dhe kryetare e rajonit Nr. 2 e PS-së në Berat.