Oda e Infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë sot kanë shënuar “Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë”, me ç’rast kanë kujtuar humbjen e 11 kolegëve të tyre në betejën kund COVID-19.
Sipas një njoftimi për media, OIK me një letër u janë drejtuar infermierëve për t’i uruar në këtë ditë si dhe i falënderon kolegët për përkushtimin dhe profesionalizmin që kanë treguar në betejën kundër coronavirusit.
Po ashtu në letër thuhet se infermierët përveç ballafaqimit me pandeminë, janë duke u përballur edhe me sfidat serioze për të pasur kushte më të mira të punës dhe për të krijuar një siguri e mirëqenie.
Edhe këtë vit, Dita Ndërkombëtare e Infermierisë, që shënon edhe ditën e lindjes së Florence Nightingale, themelueses së infermierisë moderne, na ka gjetur në luftë me njërën nga betejat më të vështira për komunitetin mjekësor, infermierinë por edhe botën në përgjithësi – pandeminë COCID-19.
Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë shëndetësorë, duke iu falënderuar për përkushtimin e madh dhe profesionalizimin që keni treguar në betejën që deri më tani ka marrë jetën e 11 kolegëve tanë në Kosovë, iu siguron gatishmërinë e përhershme për të qenë në krah tuajin, jo vetëm simbolikisht në ditët si kjo që i dedikohet komunitetit tonë.
Infermierët, në Kosovë dhe jo vetëm, luajtën rolin kryesor në trajtimin e rasteve me Covid-19 dhe ky rol, siç e dini, u njoh nga Organizata Botërore e Shëndetësisë̈, përmes një dokumenti që thekson sfidat dhe rëndësinë̈ e infermierisë në të gjithë̈ botën.
Jemi të vetëdijshëm se Ju, përveç ballafaqimit me pandeminë, po përballeni edhe me sfidat serioze për të pasur kushte më të mira të punës dhe për të krijuar një siguri e mirëqenie për Ju dhe fëmijët Tuaj.






































