Helikopterët amerikanë vendosen në bazën ajrore të Farkës, historitë e dy piloteve shqiptare

25.05.2021 14:31:58

Helikopterët amerikanë të “Defender Europe 21” janë vendosur në bazën ajrore të Farkës.

Helikopterët e forcës ajrore shqiptare kryen fluturime stërvitore me ata “black hawk”.

Ajo që bie në sy është se pjesë e ekuipazheve të “Black Hawk” është edhe një shqiptare e Kosovës.

Nëntogere Armela Murati është shembulli më i mirë për vajzat që janë pjesë e kursit të pilotit me ata “Black Haëk”.

Nëntogere Valdete Mehanja flet për eksperiencën e saj në Shqipëri, vend të cilin e viziton për herë të parë. Ajo është pjesë e trupës amerikane të Alabamas.

“Iu bashkova ushtrisë amerikane sepse ka ndihmuar shumë popullin shqiptar dhe sidomos atë të Kosovës,” tha Mehanja.

“Doja të ndihmoja vendin tim dhe pse nuk e prisja kurrë të bëhesha pilote,” tregon Murati.