Me 1475 vota, ai ka arritur rezultatin e dytë më të mirë për partinë Socialdemokrate (SP) në Asamblenë e Wilit
Politikani i ri, tashmë i njohur shqiptarozviceran, Arbër Bullakaj është zgjedhur sërish edhe për një mandat katërvjeçar këshilltar në Asamblenë e qytetit Wil, St. Gallen.
Arbër Bullakaj në këtë post ka qenë që nga viti 2012 ndërsa në zgjedhjet qëu mbajtën sot, ai ka arritur të fitojë sërish besimin e qytetarëve të cilëzt ia kanë dhënë votën.
Me 1475 vota, ai ka arritur rezultatin e dytë më të mirë për partinë Socialdemokrate (SP) në Asamblenë e Wilit.
Jam zgjedhur sërish dhe me këtë fitoj të drejtën që të angazhohem edhe katër vite të tjera për Wil-in. Gëzohem shumë dhe jua falemnderit për votat Tuaja”, shkruan Bullakaj në llogarinë e tij në facebook.