Shoferi shqiptar që mundohej t’i ikte Policisë, përplas X6-shin për muri! (Foto)

25.09.2016 19:36:07

Një makinë BMW X6 ka përfunduar në oborrin e një shtëpie te “Komuna e Parisit”, në tentativë për t’i ikur ndjekjes së forcave të Policisë.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë, ku makina lukzose përfundoi në murin rrethues të një banese.

bmuka2

Në rrugën” Sami Frasheri”. shërbimet e Policisë “Shqiponja” i kanë bërë me shenjë për të ndaluar mjetit me targa AA 858 NS.1.

bmuka1

Drejtuesi i mjetit nuk i është bindur urdhrit dhe ka vazhduar rrugën me shpejtësi.

Me këtë rast janë shoqëruar dy persona në ambientet e Drejtorisë bashkë me drejtuesin e mjetit B.Muka.