Nazmi Musa: Kjo ishte strategjia operative e komandimit me strukturat organizative të mbrojtjes territoriale në terren

03.10.2016 20:38:36

Veprimtari i njohur, Nazmi Musa ka vazhduar të ofrojë të dhëna konkrete për organizmin e mbrojtes territriale në rajonin e Gjilanit. Në postimin e së hënës, z. Musaj ka ofrua të dhëna për atë që ai e quan strategji operative e komandimit me strukurat organizatve të mbrojtjes territoriale në terren.

Ky është postimi i plotë o z. Musa:

STRATEGJIA OPERATIVE E KOMANDIMIT ME STRUKTURAT ORGANIZATIVE TE MBROJTJES TERRITORIALE NE TEREN

Me qellim qe Komanda e Shtabit te Mbrojtjes Territoriale për Komunën e Gjilanit të ushtrojë funksionin e saj komandues dhe udhëheqës të njësiteve operative, formoi zonat rajonale të bashkimit dhe koordinimit të kompanive dhe togjeve luftarake nën një komandë të përbashkët apo, siç i quanim-nën shtabe rajonale.

1. Nen shtabi Rajonal “ Ahishta” përfshinte fshatrat:
1.Bukuviku
2.Doberqai
3.Kmetoci
4.Verbica e Kmetocit
5.Perlepnica
6.Kosaqa
7. Shillova

2. Nen shtabi Rajonal’ Kalaja “
1.Llovca
2.Pogragj
3.Uglari
4.Capari
5. Malisheva e Epërm
6. Malisheva e Poshtme

3. Nen shtabi Rajonal “ Besa “
1. Velekinca
2. Llashtica
3. Puçibaba

4. Nen shtabi Rajonal” Karadaku”
1.Shyrdhan
2.Selishta
3.haxhaj
4.Zhegra
5.lladova
6. Livoqi I Ulet

5.Nen shtabi Rajonal
“ Sofra e LLazit “
1. Zhegovci-Verbica e Zhegovcit
2. Vrapqiqi
3. Kravarica
4. Cerrnica
5. Gadishi
6. Kishnapola
7. Poneshi
8. Bresalci

6.Nen shtabi Komunal” Ura”
1. Gavrani-_Dardania
2. Popovica
3. Ura pas Katarit( Qendra )
4. Dheu I Bardhe
5. 7 Korriku
6. Qanar Çashmja
7. Zabeli I S. Agës

Strukturën e Nen shtabeve Rajonale e përbenin: udhëheqësi i operatives, udhëheqësi për çështje moralo-politike, udhëheqësi për sigurim e zbulim, udhëheqësi i skuadrës së mortajave, udhëheqësi për logjistikë. Të gjithë këta udhëheqës, drejtpërdrejtë I përgjigjeshin Komandës së Shtabit të Mbrojtjes Territoriale për Gjilan. Për të gjitha Nen Shtabet Rajonale ishin paraparë edhe vendet e mobilizimit, që do të mobilizoheshin me rastin e marrjes së urdhëresës nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës për mobilizim të njësiteve luftarake, shpalljen e gjendjes se luftës, dhe pranimit te armatimit, sipas kërkesës së Shtabit…”