Policia gjermane në qytetin lindor Hemnic ka depërtuar me dhunë në një banesë dhe e ka arrestuar një njeri, lidhur me kërkimin për një refugjat nga Siri, i dyshuar se ka planifikuar sulm me bombë.
Tom Bernhardt, zëdhënës i Zyrës shtetërore për hetime penale në Saksoni, tha se askush nuk është plagosur gjatë operacionit të sotëm të policisë dhe as që ka pasur të shtëna.
Personi i dyshuar, Jaber al-Bakr, 22 vjeçar i lindur në Siri, ende është në ikje.
Policia e Saksonisë i ka publikuar disa fotografi të al-Bakrit dhe ka kërkuar që çdokush që ka informacione për këtë person të paraqitet tek autoritetet.
Burime të sigurisë së Gjermanisë kanë thënë se al-Bakr ishte i nohur për oficerët e inteligjencës gjermane dhe mendohej se kishte lidhje me grupet ektremiste islamike.
Tre sirianë të tjerë, që besohet se janë bashkëpunëtorë të al-Bakrit, janë arrestuar dje dhe janë marrë në pyetje.