Një video që po qarkullon nëpër rrjete sociale, pretendohet të jetë xhiruar në Spitalin Rajonal të Gjakovës, saktësisht në repartin e kirurgjisë. Aty shihet se si një person qëndron i shtrirë në dysheme, derisa askush nga mjekët nuk i dëgjon thirrjet e tij dhe s’i afrohet për t’i ofruar shërbime, shkruan Gazeta Express.