Deputetin e Partisë Demokratike të Kosovës, Fadil Demaku, pas dorëheqjes së tij, do ta zëvendësojë Nehat Baftiu.
Kjo është bërë e ditur në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku u njoftua edhe zyrtarisht se deputetin, Ramiz Kelmendi do ta zëvendësojë, Fatmir Shurdhaj.
KQZ ka vendosur për këtë ndryshim të deputetëve, pas kërkesave nga presidenti Hashim Thaçi dhe pas trajtimit të tyre nga zyra për çështje ligjore.