Albin Kurti apo Drakulla shqiptar që me gjakun e të tjerëve do të rrisë fuqinë e tij

08.11.2016 16:39:44

Nga Rexhep Kastrati

Dita e sotme për familjen Dehari ka qenë ditë e rëndë: për herë të fundit ia jepte lamtumirën birit të tyre, Astritit. Edhe për shoqërinë tonë ka qenë një ditë që nuk do të donte ta kishte. Është shumë e ndjeshme emocionalisht kur ndodh një vdekje e tillë, sidomos kur ka shumë paqartësi rreth kësaj vdekjeje. Dhe kur t’i shtohet kësaj se Astriti ka qenë në burg, për shkak të sulmit me armë ndaj Kuvendit të Kosovës, pra për një vepër të dhunshme dhe kriminale, dhe kur makineria e propagandës për konvertimin e vdekjeve në emocione dhe në anëtarë partie po bën gjithçka që këtë vdekje ta paraqesë së vrasje nga shteti. Dhe në këtë pikë emocionet janë të përziera, pasi që në njërën anë është veprimtria e dëmshme e Astritit për çka ishte arrestuar dhe qëndronte në burg, kurse në anën tjetër vdekja e tij e dyshimtë. Për një shoqëri që ka përjetuar gjithë atë dhunë dhe gjithë ato vrasje nga regjimi serb, si dhe shumë vrasje personalitetesh politike, ushtarake dhe medietike, është shumë e lehtë që të krijohen lidhje dhe të bëhen analogji, pavarësisht se e përbashkët mund të jetë vetëm vdekjet, por jo edhe arsyet dhe mënyrat e tyre. Por pikërisht, këtë e ka synuar sekta okulte e Albinit, e cila, siç kam thënë vazhdimisht, mbijtesën e saj e bazon në vdekje, në gjak dhe në dhunë. Sekta okulte e Albinit ka punuar shumë që të ringjallë reminishencat e së kaluarës, dhe ato t’i përdorë kundër institucioneve shtetërore të Kosovës, të shtetit për të cilin u bë rezistenca e viteve ’90 të shekullit të kaluar, dhe për të cilin është derdhur gjaku. Pra, sekta okulte e Albinit, nëpërmjet keqpërdorimit të emocioneve njerëzore, ka synuar qëllimin politik: shkatërrimin e shtetit. Pikërisht për këtë i është dashur të krijojë me çdo kusht paralelizma ndërmjet institucioneve të shtetit të Kosovës dhe të Serbisë, sepse vetëm në këtë mënyrë ka mundur të motivojë, të nxisë dhe të frymëzojë sulme të armatosura mbi to, çfarë ka qenë edhe sulmi ndaj Kuvendit të Kosovës, për të cilin ishte arrestuar edhe Astriti. Megjithatë, gjithë këtij skenari i mungonte gjaku, i mungonin vdekjet, sepse pa këto, nuk mund të përmbyllte ritualin makabër dhe indoktrinues të sektës okulte, pasi që në çdo sektë të tillë, viktimizimi, flija dhe gjaku janë kulmi i atij rituali. Me gjithë angazhimet e mëdha dhe të drejtpërdrejta të sektës okulte të Albinit për të provokuar gjakderdhje, kujdesi i institucioneve të shtetit për të mos rënë në këtë kurth, kishte bërë që të mos ndodhte kjo. Edhe pse policët sumoheshin me koktelë mollotovë, të tjerë provonin t’i digjnin brenda në automjete dhe jashtë tyre, edhe pse sulmohej familja e kryeministrit të vendit, edhe pse sulmohej ndërtesa e Qeverisë dhe e Kuvendit të Kosovës, megjithatë nuk ndodhi gjakderdhja. As kërcënimet me revolucion, me luftë dhe me përmbysje nuk dnihmonin gjë, pasi që të gjithë e dinin se sekta okulte e Albinit do vdekje, do gjak, do dhunë, sepse vetëm kështu rritet, masivizohet dhe fiton terren. Dhe varrimi i sotëm e Astritit dëshmoi pikërisht këtë: Albin Kurti e konvertoi vdekjen e Astritit në anëtarë të sektës së tij. Dhe këtë e bëri jo në zyrën e tij, as në koneferncë me gazetarë, por në një moment shumë të ftohtë, të trishtë dhe pikëllues, e bëri në varrimin e Astritit. Vallë, a ishte dëshira e fundit e Astritit para se të largohej nga kjo botë, që të dëgjonte sesa anëtarë i janë shtuar sektës okulte të Albinit me vdekjen e tij? Vallë a ishte sikleti se si të shtonte anëtarë në sektën okulte të Albinit ajo që ia kishte shkaktuar dhimbjen e kresë, apo ndonjë kërcënim me likudim për shkak të bashkëpunimit me autoritetet? E Albini nuk e pati fare problem të zbulonte se vdekjet e duhen për të rritur anëtarët e sektës së tij. Dhe kjo është në kundërshtim me çdo normë njerëzore, dhe me çdo normë të traditës shqiptare për respektimin e të vdekurit. Për Albinin nuk ka rëndësi fare se familja Dehari mbeste edhe pa djalin e dytë, por ka rëndësi ka se me vdekjen e Astritit rritej sekta e tij. A nuk është ky imazhi i vampirëve që fuqinë e tyre e marrin me gjakun e të tjerëve? A do të vazhdojnë shqiptarët të derdhin gjakun e tyre për ta ushqyer Albinin dhe sektën e tij?