Kush mendoni se do t’i fitojë zgjedhjet në SHBA, Clinton apo Trump? Votoni edhe ju!

08.11.2016 16:56:14

Na ndajnë vetëm disa orë nga votimet në Shtetet e Bashkuara. Njerëzit nga kampi i demokrates Hillary Clinton dhe kampit tjetër të republikanit Donald Trump kanë shprehur optimizëm lidhur me rezultatin e garës presidenciale.

Portali Telegrafi.com ia dedikon një hapësirë të veçantë këtyre zgjedhjeve, ndërsa ofron një sondazh në kohë reale ku mund të jepni mendimin e juaj, lidhur me atë se kush do t’i fitojë zgjedhjet.

Atëherë kush mendoni se do të jetë fitues i zgjedhjeve në SHBA?

Për këtë qytetarët mund të votojnë pro demokrates Hillary Clintonit, apo republikanit Donald Trump.

Ndryshe, nata vendimtare për amerikanët por edhe për gjithë botën, ku do të vendoset se kush do të jetë president i ardhshëm do të vijë përmes një emisioni special, maratonë që do të transmetohet në bashkëpunim mes RTV Dukagjini dhe portalit Telegrafi.com.

Në këtë sondazh ju mund të votoni vetëm një herë, pasi që votimi realizohet me qasjen në Facebook, me ç’rast kualiteti i votimit do të jetë shumë i saktë.