Exit Poll-ët nga zgjedhjet e Gjermanisë: Angela Merkel siguron edhe një fitore

24.09.2017 18:32:17

Deri në orën 14:00, thuhet se kanë votuar 41.1 për qind e atyre me të drejtë vote përzgjedhjet për Bundestagun e ri të Gjermanisë. Sipas analistëve, kjo shifër është gati e njëjtë me atë të vitit 2013, kur deri në orën 14 kishin votuar 41.4 për qind.

Sondazhet e para thonë se kancelarja Angela Merkel ka siguruar fitoren. Sipas rezultateve të para nga Exit Pollet, thonë se koalicioni CDU/CSU ka fituar 32 për qind të votave. Socialdemokratët janë në vendin e dytë me 20 për qind, transmeton Telegrafi.

Ndërkohë, ekstremi i djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD) kanë fituar 13 për qind të votave.

Liberalët (FDP) kanë 10.5 të votave ndërsa të gjelbrit 9.5 për qind.

Analistët thonë se rezultatet finale prapë do të jenë në favor të Merkelit e cila në mandatin e saj të katërt si kancelarë do të udhëheq edhe katër vite me gjermaninë.