Kryeministri Edi Rama ka uruar Shqipërinë dhe Kosovën për ndeshjet kualifikuese të Botërorit 2018.
Në një postim në Facebook, kreu i Qeverisë Shqiptare i cili ndodhet në ekspozitën e tij të pikturave në Nju Jork, shkruan: “Suksese sot Shqipërisë dhe Kosovës në përpjekjen e radhës për kualifikimet e Botërorit 2018”.
Shqipëria përballet sot me Izraelin në orën 20:45 në ‘Elbasan Arena’, kurse Kosova luan me Turqinë.







































