Durrës, 22-vjeçarja e zhdukur prej 4 ditësh, asnjë kontakt me familjen

12.11.2016 18:30:49

Një 22-vjeçare nga Durrësi është shpallur e zhdukur nga autoritetet e këtij qarku.

Sipas policisë, 22-vjeçarja, nga Shën Avlashi në më datë 8 nëntor ishte përcjellë nga i ati në portin e Durrësit për të udhëtuar drejt Italisë.  Ajo ishte nisur me traget dhe që prej asaj dite nuk ka pasur më asnjë kontakt me familjen e saj.

Ditën e premte babai i saj ka bërë padi në prokurori dhe menjëherë kanë nisur kërkimet në bashkëpunim me policinë e Durrësit.