Ishte shpallur i humbur nga familja, identifikohet trupi i pajetë i gjetur në Lushnjë

29.10.2017 16:53:12

Është identifikuar trupi i pajetë që u gjet sot në aksin Lushnjë-Fier. Sipas policisë bëhet fjalë për shtetasin Agim Bullari, 55-vjeçar nga Fieri.

I ndjeri ishte shpallur i humbur prej tre ditësh nga familjarët. Paraprakisht pista kryesore e ngjarjes mbetet ajo e vrasjes, megjithatë do të jetë ekspertiza mjeko-ligjore që të përcaktojë shkakun e vdekjes.

Trupi i pajetë i 55-vjeçarit u gjet sot në vendin e quajtur rrethrrotullimi i Kolonjës