Muharrem Svarqa, modeli i intelektualit përballë hienave të nëntokës politike

29.10.2017 17:03:35

Nga Rexhep Kastrati

Muharrem Svarqa erdhi për të bashkuar dhe për të intelektualizuar raportet arrogante, shpesh edhe të dhunshme në një ambient ku nëntoka kishte bërë strehë të fuqishme.

Erdhi, bashkoi, fitoi dhe punoi në kthimin e ligjshmërisë, një qeverisje me qytetarët dhe për qytetarët, duke dëshmuar përparësitë që ka një qeverisje e tillë.

Dhe sërish hyri në garë për të vazhduar qeverisjen me qytetarët dhe për qytetarët, i vetëdijshëm se përballë nuk ka kundërshtarë politikë, por ka struktura të nëntokës.

Të përballeshe me nëntokën, me mllefin dhe arrogancën e saj, si dhe me vendosmërinë për të rikthyer pushtetin e saj, vërtet ishte sfidë e madhe.

Dhe Muharrem Svarqa po qëndron fuqishëm, me besimin se do të arrijë të përmbyllë suksesshëm ballafaqimi me nëntokën.

Dhe të përballesh me nëntokën, do të thotë të përballesh edhe me luftë speciale që bazohet në shpifje dhe në një trysni të madhe edhe psikologjike, me qëllim që të dekurajohen mbështetësit e tij, të thyhet fuqia mbështëse dhe pozitive që reflekton z. Svarqa, si mënyrë për ta mposhtur atë.

Mirëpo, lufta speciale që vjen nga nëntoka, tregon frikën dhe pafuqinë e saj, dhe pasigurinë se do ta mposhtin z.Svarqa, i cili me një intelektualizëm dhe me një vullnet të lartë është i vendosur që të përballet deri në fund me nëntokën, për të mirën e qytetarëve.