Ziadin Sela ka një mesazh pas votimit

29.10.2017 17:08:03

Kandidati për kryetar të Struges si dhe kryetari i Aleancës për Shqiptare, Ziadin Sela para pak çastesh ka votuar në vendlindjen e tij Livadhi të komunës së Strugës.

“Apeloj deri tek organet kompetente që të kontrrollohet procesi zgjedhor sepse ne na duhet proces i rregullt, në mënyrë që qytetarët lirshëm ta shprehin vullnetin e tyre që të vazhdojmë me projektet e ndryshimit në Strugë në mënyrë që Struga të marrë vendin e merituar krah qyteteve të zhvilluara anë e këndë”, deklaroi Sela.