SERIE A Lazio e frikshme, Strakosha fiton 5-1 derbin “kuqezi” me Memushajn e Gjimshitin

29.10.2017 17:31:48

Lazio shkatërroi 1-5 në transfertë Beneventon, duke treguar se po kalon vërtet një moment fantastik. Në këtë sfidë, që ishte edhe një derbi shqiptarësh mes Memushajt dhe Strakoshës, festoi portieri “kuqezi”, i cili u detyrua ta nxirrte vetëm një herë topin nga rrjeta në minutën e 55-të, pas goditjes potente të Lazaar, teksa në pjesën e parë për formazionin e Simone Inzaghit kishin realizuar më radhë Quissanga, Immobile dhe Marusic. Pas shkurtimit të diferencës nga Benevento, Lazio u kundërpërgjigj me dy gola të tjerë me autorë Parolon dhe Nanin. Vetëm një pjesë lojë u aktivizua në radhët e vendasve Memushaj, ndërsa Berat Gjimshiti, ndonëse u mendua se do të luante titullar, qëndroi gjatë gjithë kohës në stolin e rezervave. /supersport.al/