Moti për javën e ardhshme

29.10.2017 17:59:00
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nga dita e hënë deri të mërkurën vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të rritur atmosferik.

“Vendi ynë do të mbetet  nën ndikimin e masave të ajrit me presion të rritur atmosferik.

Në këto kushte meteorologjike do të  mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-14 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi deri 13m/s”, bën të ditur IHMK.