Arrestohet biznismeni në Fier sepse goditi me thik një të ri

29.10.2017 18:06:06

Godet me mjet prerës një shtetas, arrestohet në flagrancë nga policia.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin:

-Albert Myrtaj, 47 vjeç, banues në fshatin Trevëllazër, Vlorë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi rreth orës 02:30, në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës” Fier, në një lokal të marrë me qera nga ana e tij, për motive të dobëta, ka qëlluar me mjet prerës shtetasin S.Ç, 27 vjeç, banues në fshatin Samaticë, Berat, njofton Policia.

Mësohet se Myrtaj ka thënë se konflikti ka lindur pasi 27-vjeçari i ka ngacmuar punonjësen e lokalit.

Shtetasi S.Ç ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” parashikuar nga Neni 88 i Kodit Penal.