Vlorë, treni përplas një 18-vjeçare

25.01.2018 10:13:30

Një aksident i rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku një vajzë e re u përplas nga një tren.

Bëhet fjalë për një vajzë 18-vjeçare, e cila u përplas teksa po ecte në shinat e trenit në zonën e Vorës.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca, ku nga verifikimet paraprake rezulton në stacionin e trenit në Vorë, lokomotiva, me drejtues shtetasin J.N., 61 vjeç, ka aksidentuar S.B., 18 vjeçe.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, e reja ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

Sakaq në vendin ku ndodhi aksidenti kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat po hetojnë për të zbuluar më shumë.