Plagoset një person nga të shtënat me armë në Prishtinë

26.12.2016 22:51:52

Një person është plagosur sonte me armë zjarri rreth orës 20:00 në lagjen ‘Kalabria’ të kryeqytetit.

Këtë e ka konfirmuar Policia e Kosovës për rajonin e Prishtinës.

I plagosuri është dërguar në QKUK, por gjendja e tij nuk dihet. Lajmi.net ka tentuar të flas me Qendrën Emergjente, por kontakti ka qenë i pamundur deri me tash.

Policia nuk ka dhënë detaje rreth arsyes së plagosjes.