Turqi, 4 të plagosur si pasojë e një shpërthimi në Stamboll

14.11.2016 15:11:11

Një pako, që po dërgohej në një kompani pajisjesh elektronike dhe inxhinierike, ka shpërthyer në qarkun Maltepe të Stambollit këtë të hënë, duke plagosur 4 persona.

Raportohet se shpërthimi ndodhi sapo një punonjës hapi pakon. Katër të plagosurit janë dërguar në spital, ndërsa policia ka nisur hetimet për ngjarjen. Njëri prej të plagosurve ndodhet në gjendje të rëndë.