Trajanov: Vota për ne është nuk është votë e humbur

27.11.2016 19:46:37

Bartësi i listës së deputetëve në njësinë e parë zgjedhore nga “Koalicioni për ndryshime dhe drejtësi”, Pavle Trajanov, sot së bashku me bashkpunëtorët e tij kanë mbajtur takim me qytetarët e Sopishtes.

“Ditëve të fundit tek oponentët tanë politik po vërehet një shqetësim për shkak të pranimit pozitiv të qytetarëve ndaj Koalicionit për ndryshime dhe drejtësi dhe kandidatëve tonë për deputetë.”, deklaroi mes tjerash Trajanov.

Ai gjithashtu tha se qytetarët e kanë mundësinë të votojnë për ata që 25 vite kanë qenë në pushtet dhe nuk kanë bërë asgjë ose për Koalicionin për ndryshime dhe drejtësi si një bllok i tretë, vota për të cilin është votë për ndryshime.