Ahmeti: Vota e ndarë është votë e humbur

27.11.2016 19:34:04

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, në kuadër të fushatës parazgjedhore sot kishte takim me banorët e Komunës së Pllasnicës, të cilët i porositi që mos ta shpërndajnë votën dhe të jenë të bashkuar.

“Vota nuk duhet të nënvlerësohet dhe as nuk duhet të copëtohet, vota e ndarë është votë e humbur”, deklaroi Ali Ahmeti.

Ai gjithashtu tha se programi i BDI-së ka për qëllim avancimin e popullit shqiptar dhe që punët të shkojnë si duhet, nevojitet angazhim i stafit të përkryer.