Vdes këmbësori i aksidentuar në Prishtinë

10.05.2018 13:54:42
Një këmbësor ka ndërruar jetë pas një aksidenti që ka ndodhur ndërmjet dy veturave në Prishtinë.

“Viktima mashkull K-Shqiptar ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në QKUK ku dhe ka ndërruar jetë”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

Rasti ka ndodhë më 9 maj, në rrugën “Agim Ramadani”.

“Me vendim të prokurorit njëri nga ngasësit mashkull K-Shqiptar është arrestuar dhe dërgohet në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”.