Kryeministër, a po e sheh çka i bane vetes?

Nga Binak Maxharrraj

Nuk ekziston ndonje njeri tjetër si Ramush Harajdinaj qe gadi nuk e “lëshojë shpirti” pa u ba Kryeministër,anipse Partia e tij në zgjedhjet e fundit Parlamentare memzi i mori nja 12 deputet.Pasiqe çështja e Kryeministrit u sarllotas andej e kendej me ne fund u ba një Koalicion midis PDK(qe mbrenda i kishte 23 parti mahallash) me AAK dhe Nismën. Realishtë PDK i takonte posti i Kryeministri të cilin edhe vete Kadri Veseli e endrronte. Por,ndodhi ajo e cila edhe ishte pritur nga PDK, duhej diçka me ba për te ruajtur fytyrën e Hashim Thaqit i cili kishte sharru keq  ne çështjën e demarkacionit të cilin e kundërshtonte fuqishem Ramush Harajdinaj. Ia qiten rrethin dhe e futen ne vathë.

E thirrën Ramushin dhe i thanë :nese vjenë ne Koalicion me ne po  ta japim postin e Kryeministrit.E bane Kryemistër,u shashtrisë Ramushi nga gëzimi.I thanë nuk po të bajmë Kryeministër së je burr  mire,por as për ndonjë salltanet tanin,por t ë bame vetëm me të “shilu”pak derisa të kalojë demarkacioni.Ramushi i gëxuar si fëmija në djep shkeli ne Kryeminstri.I thirri vazalet e tij dhe ju  tha: shikoni unë nuk rri ketu me këtë rrogë t’pshurret , sa grima, dhe ia rriti rrogën vetës për tri here. Në vend së të  zvogëlojë Qeverinë me ministra, e rriti atë ne 21 sish. Ia nisi punës ne stilin e asaj këngës së vjetër:sa më gëzim po shkojë në punë. Merrte vendime ne çdo mbledhje,kurse të nësërmen i anulonte.

U trimnu shumë, shkoj tu këndu edhe kurr e thirrën më ba grushtshtet ne shtet për ta shfuqizu Gjykatën Speciale sepse kishte nisë me ju dhimtë shpina,por u bane prrallë,menduan së ishtë një lojë femijësh,por Amerika ju tha se ju deshtet te na e fusni thikën pas shpine.Menduan se do te luajan koqe me Amerikën edhe më tutje.Por u danë të lagët.Ndër kohë Ramushin e kishin “shilu” mire,e kishin trajnu mire së demarkascioni duhet me kalu.Ia prune një leckë nga Podgorica,se do te rishikohet dhe rikorigjohet demarkacioni .Pas gjithë asaj zhurme qe bani për tri vjete për demarkacioni ra ne gjunjë,e hanger.

Pastaj ndodhi edhe surpriza tjeter kur,me një urdhën nga naltë,u rrembyen apo u kidnapuan ne pike te ditës për diell gjasht qytetar Turq dhe u deportuan rreptë për ne Turqi,bile pa e dijtë as familjaret e tyre, dhe pa respektu asnje procedur ligjore. Dhe prap,Kryeministri I cili për çdo ditë”shkonë me gëzim në punë” kur e pyeten çka ndodhi,ai tha vallah së di nuk me ka njoftu askush. Edhe këtë e hanger.

Por marifeti me i papelqyer i Ramush Harajdinaj  ishte emerimi  mbi më shumë se 70 z/ministra, pra më shumë se Kina dhe shumë shtete tjera të mëdha. As ai vete se dine se si janë sistemuar,shumica e tyre nuk kane edhe zyre.Këta z/ministra më shumë se gjysmën nuk I njefë as vete Kryeminstri,por edhe këta z/ministra nuk e njohin mire njeri tjetrin.Sillën dhe pështillën nëpër Kryeminstri sit e pakry, gadi se nuk rrexohën ndër vehti se sa shumë janë.E,pati një zor Kryeministri qe I solli gjithë këta z/ministra.Ai I  mori për me e siguru rahatin e tij,për me ja ba qejfin liderve politik,qe vete te jetë I rahatëshëm,së përndryshe do ta haj dreqi.Por,këtyre nuk ua ndijnë fare me pagat qe duhet pagu këtyre z/ministra,sepse paguajnë taksapaguesit,qytetarët.

Nje z/ministër(me asistentin dhe shoferin e tij) për nje muaj I kushton buxhetit te Kosoves gadi 3 mijë euro,kurse ,kurse për një viti nj z/minister I kushton bugjetit 35 mijë euro,kurse 70 z/ministra për një viti I kushtojnë shtetit hiq me pak së se 2.5oo.ooo euro.Të gjitha këto mjete keta z/ministra gadi se,me ndonjë përjashtim,I marrin pa punu kurgja.E mora lapsin dhe nisa te bajë një hesap,se sikur mos ti kishim kaq shume z/ministra,por me parat qe ata I marrin do te ishin ndërtu mbi 12o shtepi për skamorët qe nuk kanë kulm mni kry,tejojnë ne skamje e varferi,ikun nga vendi,e besa edhe bajnë vetevrasje

Ja pra kjo edhte puna e”papunë” e këtij Kryeministri I cili edhe vete nuk din se çka bane,si  vepron si nuk din asgje së çka po I thonë ne Kryeminstri.Edhe analizat e gjakut I dolen keq.Dhe gjelat e sabahit po i tregojnë së po I vjenë koha e skadimit dhe se duhet me I mbledhe placket.

Dhe se shpejti Kryeministri Ramush Harajdinaj do te ik, do të perkujtohet se me shume I bani keq kesaj qeverisje se sa mire. Janë tu ja ba gadi rraçkat qe të ik, Kryeministria nuk I do njerezit qe marrin turr pa e kapëcy gardhin,dhe Ramushi mori turr dhe po ngulët ne hujt e gardhit.