OBRM-PDUKM: Platforma e LSDM-së është e kopjuar nga Partia Radikale Serbe

27.11.2016 19:11:12

Dragan Danev nga OBRM-PDUKM ka akuzuar LSDM-në se ka vjedhur moton e tyre “Për jetë në Maqedoni” nga Lëvizja ultra-djathiste serbe dhe po manipulon qytetarët.

“Të njëjtat fraza boshe që i përdor Dveri i përdor edhe LSDM. “Nuk ka jetë pa liri”, T’ia kthejmë shtetin popullit”, “Duhet të respektohet drejtësia në Serbi”, janë pjesë e sloganeve që i dëgjojmë nga Zaevi nëpër Maqedoni, e që serbët më herët i kanë dëgjuar”, u shpreh Dragan Danev.

Nga OBRM-PDUKM janë të sigurt se, siç tha Danevi, nënvlerësimi i popullit LSDM-së do t’i bie në kokë dhe se populli më 11 dhjetor do ta jap votën e tij për platformë konkrete dhe reale.