Babai i 7- vjeçares siriane që shkruante në Twitter nga Alepo, konfirmon se ajo është mirë (Foto)

06.12.2016 18:15:34

I ati i Bana al-Abed, e cila shkruan në Twitter për luftën që po ndodhë në Siri, ka konfirmuar se ajo është mirë dhe sigurt.

Vajza shtatëvjeçare kishte bërë më se 230 mijë ndjekës, që ishin të interesuar se çfarë po ndodhë me fatin e saj në Alepon e trazuar nga lufta.

Por, ata janë shqetësuar, kur pas disa ‘cicërimave’ se gjendet në pasiguri totale, ajo është qetësuar dhe nuk ka shkruar më.

Megjithëse u mendua më e keqja, një burrë me pseudonimin Mr Alhamdo, ka shkruar se ka marrë konfirmimin e babait të al-Abed, se ajo është gjallë.

“Shtëpia saj është shkatërruar nga bombardimet, por ajo së bashku me familje kanë gjetur një strehim tjetër. Babai saj më tregoi se janë mirë dhe do të gjejë mundësi sërish të hyjë në rrjetin social”, është shkrimi që ka bërë ky njeri, që thotë se është mësues në kryeqytetin e Sirisë.