Gjermania raporton 561 raste të reja me koronavirus, një i vdekur

17.08.2020 10:04:58

Gjermania ka raportuar 561 raste të reja me koronavirus në periudhën e fundit 24-orëshe, duke çuar shifrën totale të infektuarve në 224.014, sipas autoriteteve të vendit.

Në të dhënat e publikuara nga Instituti Robert Koch (RKI), është njoftuar se ka vdekur edhe një person si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit, teksa shifra totale e jetëve të humbura si pasojë e sëmudnjes shkuar në 9232, raporton agjencia e lajmeve Reuters

Rusia ndërkohë ka regjistruar 4892 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, ndërsa shifra totale ka shkuar në 927.745. Po ashtu sipas autoriteteve ruse kanë vdekur 55 persona në 24 orët e fundit si pasojë e COVID-19, duke çuar shifrën totale të vdekurve në 15.740.