Xhemajlaj i Nismës dështoi në fshatin e Jakup Krasniqit, Lladrovci kishte më shumë vota

05.12.2016 18:13:51

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, ka dështuar sërish në mbledhjen e votave për subjektin e tij politik në vendlindjen e tij në Negroc të Drenasit.

Duket sikur banorët e Negrocit nuk kanë edhe aq respekt e besim tek bashkëfshatari i tyre, Jakup Krasniqi, shkruan lajmi.net.

Në bazë të rezultateve preliminare zgjedhore, në fshatin Negroc të Drenasit, kandidati i Nismës për kryetar, Isa Xhemajlaj, ka marrë gjithsej 265 vota ose 36,40 për qind, kurse kandidati i PDK-së për kryetar, Ramiz Lladrovci, ka marrë 309 vota ose 42,45 për qind.

Krasniqi edhe herëve të tjera kishte dështuar që t’i bindë bashkëfshatarët e tij për të votuar për subjektin e tij politik.