Enver Hoti nga radhët e Nisma për Kosovën, ka thënë se fushata zgjedhore e Partisë Demokratike të Kosovës për zgjedhjet për Kryetar Drenasi, ka qenë fushatë e pakrip dhe e pavërtetë.
Hoti shtoi se premtimi i bërë nga PDK, për investime në Drenas me vlerë prej 70 milionë eurosh, është i pavërtetë.
”Ne duhet të jemi real në atë cfarë e themi”.
”PDK ka bërë një fushatë të pavërtetë, fushatë me hile”.
”Nuk ka gjë më të keqe për Drenasin se sa premtimi prej 70 milionë eurosh për investime”.
”Premtimet e PDK-së për Drenasin janë irrituese për qytetarët e saj”.
”Kjo ka qenë një fushatë e pavërtetë dhe e pakrip”.
”A ka një të pavërtetë më të madhe se t’u thuash qytetarëve e të luash me ndjenjën e qytetarëve duke iu thënë se po e votuat Jakup Krasniqin jeni kundër Drenicës”.
”Premtimet e tyre janë një gjellë e pakrip që nuk e hanë qytetari i Drenasit”.
”Ne jemi të bindur që Isa Xhemajlaj do të fitojë së bashku me ata që e duan ndryshimin” është shprehur Hoti në Info Magazine.