Të dyshuarit për vrasjen e të riut V.S sot në Mitrovicë, nesër do të dalin para Gjykatës.
Avokati i njërit nga të arrestuarit, H.V i cili dyshohet për këtë vrasje konfirmoi se ata sot janë marrë nga Policia ndërsa nesër do të procedohet në Gjykatë.
Avokati Musa Damati tha për KosovaPress se klienti i tij H.V dyshohet për veprën penale vrasje e rëndë.
“Ky rast nesër do të procedohet në Gjykatën Themelore të Mitrovicës për të vendosur lidhur me caktimin e masë së paraburgimit për dy të dyshuarit”, tha Damati.
Sot në mëngjes pranë gjimnazit “Frang Bardhi” në Mitrovicë nga të shtënat me armë është vrarë V.S , 21 vjeçar nga Mitrovica.
Policia ka arrestuar dy të dyshuarit V.B dhe H.V, 17 vjeçarë nxënës të gjimnazit “Frang Bardhi”.