Ushtronte dhunë ndaj bashkëjetueses, arrestohet 35-vjeçari. Burime nga policia bëjnë me dije se në pranga ka rënë shtetasi Erjon Sulohoxhaj, lindur në Berat dhe banues në lagjen “Kryengritja e Fierit”,Fier, i dënuar më parë për vjedhje.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi shtetasja A.N, 39 vjeçe, kallëzon se prej katër muajsh bashkëjeton me këtë shtetas dhe ai vazhdimisht ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Prokurorisë Fier për veprën penale “Dhunë në familje”.