Një grabitje më armë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Paskuqan 2 të Tiranës. Burime nga policia raportojnë se rreth orës 02:56 të mëngjesit, në Paskuqan 2, pranë një karburanti, tre persona të dyshuar të armatosur me armë zjarri, kanë hyrë në banesën e shtetasit K. P.
Këta shtetas, kanë kontrolluar banesën dhe kanë vjedhur, tre aparate telefonik, shumën monetare prej 32.000 Lekësh dhe automjetin tip “Volkswagen”. Rreth orës 03:50, automjeti është gjendur i braktisur tek diga e liqenit në Paskuqan. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.