Muzeu i  Kosovës edhe sfidat e tij, posaçërisht gjatë viteve të ’90-ta

10.12.2016 11:03:21

Nga Besnik Rraci, bashkëpunëtor  profesional në Muzeun e Kosovës

Muzeu i Kosovës është një institucion përmanent,  joprofitabil në shërbim të shoqërisë dhe të zhvillimit të saj,  i hapur për publikun.  Veprimtaria themelore e Muzeut të Kosovës është : Hulumtimi, evidentimi, prezantimi  dhe  publikimi  i trashëgimisë kulturore  të  një populli, në funksion të njohjës të  së kaluarës  historike dhe  edukimit të gjeneratave të reja.

Një historik i Muzeut të Kosovës nga themelimi deri në fillim të viteve ’90

për themelimin e Muzeut Krahinor të kosovës, në Prishtinë, e miratoi këshilli krahinor më 5 maj 1947. Ky vendim nuk është i ruajtur, mirpo në bazë të dokumentacionit që gjendet në Arkivin Komunal të Prishtinës, mund të vërtetohet kjo. Drejtor i parë i këtij Muzeu ishte Ilija Nikoliq. Në bazë të korrespodencës që kishte mbajtur drejtori i Muzeut me institucione të ndryshme të qeverisë së atëhershme dhe me ministrinë e Shkencës dhe të Kulturës të RFPJ-s, si dhe me Entin e Statistikës, në rubrikën nr.3, viti i formimit të muzeut, shihet se Muzeu i Kosovës është themeluar në vitin 1947. Deri në vitin 1950 Muzeu  s’kishte lokalet e veta dhe punonte në një zyrë të pleqësisë për Arsim e Kulturë. Në këtë vit, Muzeut i jepet në përdorim godina e vogël e ish-Mitropolisë, në Prishtinë, pas adaptimit të së cilës krijohet një hapësirë modeste për ekspozim të materialit etnografik.

Muzeu i Kosovës,për herë të parë për publikun u hap në vitin 1951. Në Prishtinë, perveç Muzeut të Kosovës u themelua edhe Muzeu i Natyrës në vitin 1957, në bazë të vendimit nr.18/57-161,të KAKM-së. Në vitin 1959 në Muzeun e Kosovës themelohet Seksioni e lëvizjes Punëtore, i cili u shëndrrua në Muze të Revulucionit, në vitin 1962, në bazë të vendimit nr. 26/61-711.

Më 1 janar të vitit 1963 bëhet integrimi i të gjitha muzeve në një muze kompleks me karakter krahinor, në bazë të vendimit nr.33/62-1293.

Në vitin 1969 në Muzeun e Kosovës themelohet Seksioni i Mesjetës. Në vitin 1970, Muzeu i Kosovës, shpallet si Muze amë. Muzeu i Kosovës kishte këta sektorë profesional: Sektorin e Arkeologjisë së Mesjetës, të Etnografisë, të Historisë dhe të Natyrës. Në vitin 1956 Muzeu i Kosovës fillon botimin e Boletinit të vet: Buletini i Muzeut të Kosovës, i cili dilte një herë në vit. ( Mr.Shefki Stublla ” Komunikimi Muzeor I” Prishtinë 2012 ).

    Degradimi i Muzeut të Kosovës  1989-1999

 

Ndryshimet Kushtetuese,  kishin për qëllim zvoglimin e kompetencave  te shqiptarëve  në  të gjitha fushat  e jetës,  si në atë politike,  ekonomike,  sociale etj.  Në këtë kontekst edhe  zvoglimin e kompetencave edhe në kulturë dhe trashëgimi, që do të thotë në krye të institucioneve të këtilla në vendet udheheqëse  vendoseshin  serbët dhe malazezet dhe ndonjë shqiptar, i cili i perkrahte  ndryshymet  Kushtetuese dhe  ishte lojal ndaj pushtetit.  Ndryshymet Kushtetuese erdhën në shprehje edhe  në udheheqjen e Muzeut të Revolucionit në atë kohë,  sepse  e nderruan drejtorin shqiptar ( Shefki Stubllen), në vënd të tij emëruan një puntore të Muzeut të Revolucionit  me përkatësi kombëtare serbe e quajtur Gordana Popoviq. Sipas Dr.Riza Sadikut (këshilltar i lartë muzeor në Muzeun e Kosovës), me ardhjen e saj në krye të institucionit, u nderprenë rreptësisht hulumtimet dhe prezentimet që kishin karakter kombëtar,  kurse në anën tjetër hulumtohej dhe prezentohet Trashigimia   kulturore e cila  kishte  karakter nacionalist dhe shovenist serb.

Me 25 qërshor, 1993, në lokalet e Muzeut të Revulucionit, në Prishtinë, është hapur ekspozita me titull “Gjenocidi mbi armenët 1915”,  ekspozitë kjo,  e përgaditur dhe e ofruar nga disa institucione informative dhe muzeore të serbisë, në bashkëpunim me nistitucionet si-motra të Armenisë .Qëllimi i hapjës së kësaj ekspozite në Kosovë është ky:  aktualizimi i gjenocidit turko-musliman mbi armenët ortodoks, duke aluduar në gjenocidin e të tjerëve mbi popullin Serbo-Malazez në Ballkan. Kur për herë të parë është përmëndur në kolegjin profesional të Muzeut, se në lokalet e këtij institucioni do të hapet ekspozita në fjalë,i  kam pyetur kompetentët në Muze:  çfarë na duhet një ekspozitë e tillë, sidomos me një titull të tillë? A është në funksion të qetësimit të situates, apo në funksion të ashpërsimit të saj porosia e ekspozitës në fjalë, kur siq dihet,popujt në Kosovë e akuzojnë hegjemonizmin e popullit tjetër për veprime gjenocidiale, megjithëse, poashtu siç dihet historikisht, polulli shqiptar kurrë në historinë e tij nuk bëri veprime gjenocidiale ndaj popujve tjerë, as që pati mundësi apo qëllim. Ato që kam thënë lidhur më këtë ekspozitë, janë të shenuara në fletorën e procesverbalëve të mbledhjeve të kolegjit profesional,  i ka shënuar sekretari.

Në vazhdën e degradimit te trashigimisë kulturore që bënte në atë kohë pushteti i atëhershëm Serbo-jugusllav,  e me theks të veqantë në veprimtarinë muzeale; Me 15-10-1993, në ora 13.00, në lokalet e Muzeut të Revulucionit, u hapë ekspozita nga Beogradi me titull “Fronti i Selanikut”. Në hapje ishin ftuar, me sa kuptova unë, kryekëput serbo-malazez, çka është krejtë normale në kto rrethana pushtuese. Sidomos ranë në sy numri i madh i personaliteteve ushtarake, në krye me  gjeneralin Bojoviq, komandant i Korpusit të Prishtinës. Hapja u shty për pak minuta, me që nuk kishte ardhur ekipi i TVP-së.

Ne disa bashkëpunëtorë shqiptarë rrinim në oborr, aty pranë topave, dhe në mënyrë spontane i percillnim të ftuarit duke hyrë në Muze. Njëri nga bashkëpunëtorët (ishte në funksione para vitit 1989, andaj edhe i njihte  shumë nga serbomalazezët që po vinin në hapje), tha se shumica e të ftuarëve qenkan pjesëtar të baltës shoviniste serbo-madhe, të cilët aktualisht veprojnë me mish e shpirt kundër çdo gjëje shqiptare.

Në hapje, si zakonisht, e para i tha disa fjalë drejotoresha e Muzeut. Ndër fjalët e para në referatin e saj, ishte edhe kjo (po parafrazoj përafërsisht, me  që nuk e kam pasur në dorë referatin e saj): Të nderuar ju pasardhësit e ushtrisë së lavdishme serbe, pjesëmarrëse në frontin e Selanikut, për të cilën behët fjalë në këtë ekspozitë. Me habiti një shprehje e tillë. E pyes kolegun tim që e kisha pranë, po me tha, ashtu u shpreh. E pyes edhe një bashkëpunëtor tjetër shiptar. Edhe ai e pohoi të njëjtën gjë. Heu, bëra me vete, a është e mundur një gjë e tillë? ani nga kush se? nga ish kosutorja e ekspozitës tematike lidhur me Lidhjen shqiptare të Prizerenit, të organizuar para disa vjetësh (me rastin e 100 vjetorit të lidhjes).

Turp është për një intelektuale (thash me vete), t’i detyron punëtorët shqiptarë të vijnë në hapje të një ekspozite të huaj për ta, ndërsa në anën tjetër t’i rëndon kaq shumë (“ju pasardhësit e ushtrisë serbe”). Si mund të jenë shqiptarët pasardhësit e ushtrisë serbe?!. Këtë mund ta bëjnë vetëm ata që kanë humbur kontrollin nga pesha e rëndë e shovinizmit primitive .Pastaj,  si mund të detyrohen të marrin pjesë në hapje të një ekspozite, e cila ka eksponate antishqiptare dhe antinjerzore ?!. Këtë mund ta bëjnë vetëm ata që janë pajtuar të jenë në funksion të politikës aktuale serbe dhe pushtetit okupues serbo-madh në Kosovë.

Unë do t’i thoja drejtoreshës , sikur të kisha mundësi:  me shprehjen: “Ju pasardhësit e ushtrisë serbe…”në referatin tënd  dhe në prezencën e shqiptarëve, më shumë ke humbur se sa ke fituar, në çdo aspekt. Shumë nga ato që ke investuar në adresë të njerzorës, i  ke zbehur më qëmdrimin tënd në këtë hapje. Pastaj, rehabilitimi para shovinizmit serbo-madh, kur loja po i afrohet finishit, me dukët se është i  dëmshëm në radhë të parë për ty dhe karrierën tënde. Ruhuni, nganjëherë njeriu duke u përpjekur të lahet e shpërlahet, ai zhytet edhe më shumë.

Më këtë rrefim që Profesori i nderuar Mehmet Gjoshi (këshilltar i lartë muzeor në muzeun e Kosovës) që na ilustroi në ditarin e tij, mund të vijmë në një përfundim, se në qfarë përmasa kishte arritur logjika e dhunës  serbo-madhe në të gjitha dimensionet edhe segmentet e jetës, me theks  të veqantë, e konkretisht në veprimtarinë  muzeale edhe në përgjithësi të trashigimisë kulturore, e në veqanti të asaj shqiptare. Duke bërë perpjekje të vazhdueshme të zhdukë dhe të rrënoj gjithqka me karakter kulturoro-historik kombëtar  shqiptar.  shëmbulli më i mire për të vërtetuar këtë është edhe hapja e dy ekspozitave që nuk kanë kurrfarë karakteri kombëtar shqiptar, perkundrazi nxisin urrejtjen ndëretnike, që edhe ashtu ishte shumë e brishtë dhe në prag të shpërthimit.

Ndërsa sipas Dr.Riza Sadikut  (këshilltar i lartë muzeor në Muzeun e Kosovës) , qëllimi i shuarjës të Muzeut të Revolucionit nga ana e regjimit  ka qenë, se këtu deri diku kemi qënë të punësuar sipas strukturës nacionale, më tepër ka pasur shqiptar, dhe ky institucion ka qenë prej  fillimit  në sy të regjimit si  nacionalist, sepse në kuadër  të mundësive,  rrethanave dhe realitetit të kohës,  hulumtimi  dhe prezentimi i kulturës dhe trashigimisë  kulturore  bëhej ma  odjektiv, se sa  kërkone regjimi, ky  institucion përpiqej që gjatë  prezentimit të ekspozitave të vinë në shprehje edhe simbolet kombëtare  të njësive partizane dhe  veprimtarëve tjerë  kombëtar.  Duhet theksuar  se në një ekspozitë e prezentuam edhe Rezolutën e Konferencës të Bujanit, në të cilin parashihej në një pikë edhe Bashkimi i Kosovës me Shqipërin, i cili vendim ishte marrë gjatë mbajtjes se Koferencës { 1943-44) . Për këtë prezentim,  veprimtaria e Muzeut të Revolucionit u kritikua nga mediat serbe në Prishtinë dhe  Beograd, se përmes prezentimit të  dokumenteve të tilla nxitin  nacionalizmin dhe iridentizmin shqiptar.

Veprimataria e lartëcekur e Muzeut të Revolucionit , nuk kishte konotacion pozitiv të regjimi i Beogradit, sikurse Muzeu i Kosovës,  në të cilin gjithmonë ka dominuar  fryma serbe në të,  për këto arsye Kuvendi i Serbisë në fund të vitit 1994, merr  vendim dhe  që nga  dy muzet të nivelit Krahinor  të shuhen  dhe të formohet një Muze i ashtuquajtur Muzeu i Prishtinës, duke i humbur elementin e shtetësisë. Vendimi Kuvendit të Serbisë u zbatua me 7 mars te vitit 1995, me të cilin rast u shua Muzeu i Revolucionit, ekponatet të  ciliat ishin mbledhur deri në atë kohë,  pa ndonjë  trajtim të  veçantë dhe me një përbuzje iu dhanë Muzeut të Kosovës,tani  të Prishtinës, kurse  nga punëtoret profesional  shqiptar u morë vetëm nje punëtor,  disa teknik dhe rojtar dhe një me shkollë të mesme, arkatare,  të tjerët mbetën jashta procesit të punës.  Ndërkaq punëtorët e nacionaliteteve tjerë të gjithë mbetën në punë.

Gjatë kësaj kohe janë zhdukur shumë materiale të rëndësishme muzeore. Në radhë të parë lënda memoriale, u zhdukën disa lenta më lëndë memoriale. U zhduk lënda memoriale e Mirko Merkiqit, kolonist nga Tersteniku i Drenicës, Kryeshef i kundërspiunazhit për bllokun lindor, i cili përkundër faktit që kishte luftuar kundër Shaban Polluzhës, e vlerëson shumë lartë personalitetin e këtij të fundit. Eshtë ndër të rrallët që e vlerëson drejtë bujarin edhe shpirtëmadhësin e popullit shqiptar . Gjithashtu u zhdukën edhe 4 lenta me lëndë memoriale të Alush Zariqit, ku kishte të dhëna  të rëndësishme për vitet 1941-1945. Më shuarjen e Muzeut të Revulucionit me 7 mars të vitit 1995, organet e sigurimit shtetëror i morrën të gjitha armët-eksponate që ruheshin në Muzeun e Revolucionit.

Sipas shënimeve që posedojmë,  që nga viti 1990 nga regjimi i atëhershëm,  fillohet  gradualisht  të merrën eksponatet nga Muzeu i Kosovës dhe të dërgohen në Serbi. Ndërsa në vitin 1997-1999 janë marrë më shumë se 1.247 eksponate etnologjike dhe arkeologjike dhe janë dërguar në Beograd për një ekspozitë.  Ndërsa Sipas arkeologut Kemail Luci që ishte edhe njëri ndër dëshmitarët dhe  nënshkrues personal i dhënies të këtyre eksponateve nga Muzeu i Kosovës,  thuhet se nga  sektori i etnologjisë janë marrë 13 arka ( sandëk ) të mbushura me koleksione të ndryshme etnologjike:  stoli , dru, tekstil etj. Ndërsa nga arkeologjia janë marrë  644 objekte arkeologjike.  Ndërsa sipas burimëve që kemi nga sektori i historisë, në një rikapitulim të eksponatëve që mungojnë në këtë sektor janë marrë: 795 kartela themelore me fotografi, 1131 Dokumente, 43 ekksponate  tredimensionale (origjinale), vetem nga sektori i Historisë janë marrë gjithësej 1969 eksponate.