Aksident në Tiranë, makina përplas një fëmijë (Video)

10.12.2016 11:08:04

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në rrugën e Durrësit në Tiranë. Një makinë ka përplasur një fëmijë. Ngjarja ka ndodhur në zonën pranë Zogut të Zi.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur policia dhe ambulancat, ndërsa mësohet se i mituri është në gjendje të rëndë.

Policia ka ndaluar drejtuesin e makinës që ka përplasur fëmijën, që mësohet se ishte duke shitur facoleta në rrugë.