Durrës, kapet me doza hashashi në xhep, arrestohet i riu

10.12.2016 11:13:55

Vijon puna për goditjen e rasteve të prodhimit dhe shitjes së  lëndëve narkotike në Durrës,  sekuestrohen disa doza lëndë narkotike kanabis sativa.

Arrestohet në flagrancë një shtetas dhe fillon procedimi penal ndaj një shtetasi tjetër.  Në pranga ka rënë shtetasi  Sali Ndregjoni  26 vjeç, banues në Durrës.

Arrestimi i tij u bë pasi një ditë më parë në lagjen Nr.1, ,gjatë kontrollit fizik ou gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një paketë cigare në brendësi të së cilës kishte disa doza lëndë narkotike e dyshuar e llojit kanabis sativa.