Tiranë, persona të armatosur futen në një banesë për të grabitur

10.12.2016 10:56:17

Një grabitje më armë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Paskuqan 2  të Tiranës. Burime nga policia raportojnë se  rreth orës 02:56 të mëngjesit, në Paskuqan 2, pranë një karburanti, tre persona të dyshuar të armatosur me armë zjarri, kanë hyrë në banesën e shtetasit K. P.

Këta shtetas, kanë kontrolluar banesën dhe kanë vjedhur, tre aparate telefonik, shumën monetare prej 32.000 Lekësh dhe automjetin tip “Volkswagen”.  Rreth orës 03:50, automjeti është gjendur i braktisur tek diga e liqenit në Paskuqan. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.