Lirije Kajtazi bëri homazhe te varri i Ana Lindt

15.12.2016 14:08:33

Gjatë qëndrimit në Suedi, zonja Lirije Kajtazi që kryeson delegacionin e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për persona të Pagjetur dhe Peticione, pas takimeve zyrtare, ka bërë një vizitë te varri i ish-ministres së Jashtme të Suedisë, Ana Lindt, e njohur nga shqiptarët për mbështetjen e madhe ndaj Kosovës.

“Vendosja e luleve te varri i ish ministres se jashtme suedeze Ana Lindt.
delegacioni ishte i perbere nga: Lirije Kajtazi deputete ne Kuvendin e Kosoves, drejtori i Save the children ne Kosove Ahmet Kryeziu , keshilltari i ministrit te punes Alban Bokshi te shoqerura nga sekretari i ambasades se republikes se kosova ne Stokholm Fatmir Rrahmanaj.” – thuhet në poatimin e zonjës Kajtazi.