Soros kundër Ramës, ç’të ketë ndodhur vallë? Prekje interesash apo lojë politike?

15.12.2016 23:44:21

Është tashmë i ditur bashkëpunimi dhe marrëdhënia e ngushtë mes miliarderit George Soros dhe kryeministrit Rama dhe Partisë Sociaiste.

Aq shumë përflitet ndikimi i Soros në ambinetin politik shqiptar, përmes aktorëve të tij, saqë në reformën në drejtësi u përfol se edhe drafti paraprak kishte autorsinë e tij në mjaft pika. Por duket se marrëdhënia e lulëzuar mes Soros dhe qeverisë së majtë ka hasur një pengesë. Në faqen zyrtare “Shoqëria e Hapur për Shqipërinë-Soros” kritikohet buxheti i dhënë për arsimin.

 “Arsimi Prioritet! por jo për Buxhetin e Shtetit

Financimi i Arsimit Parauniversitar nga Buxheti i Shtetit për Vitin 2017 do të jetë
rreth 30 Milion Euro më i ulët se objektivi i Ministrisë së Arsimit. 
Financimi i laboratorëve shkencor, bibliotekave dhe trajnimit të mësuesve 
parashikohet në nivele të papërfillshme. 
Paratë që do të shpenzohen në arsim nga Buxheti i Shtetit 2017 nuk mund të 
garantojnë rritjen e cilësisë së Arsimit. Kërko buxhetin e duhur për Arsimin e
 fëmijës tend!”- shkruhet në postim.

Nuk e  dimë nëse kjo kritikë nga fondacioni i financuar nga Soros ndaj qeverisë dhe kryeministrit vjen në saj të prishjes së interesave të caktuara, apo ajo vjen si një “lojë” për ti dhënë vërtetësi një fondacioni i cili deri më tani ka qenë bashkëpunuesi kryesor i qeverisë, kryeministrit dhe PS-së