Dënohet me vdekje vrasësi i nëntë personave në kishën e Karolinës së Jugut

15.12.2016 23:54:10

Dylann Roof, është shpallur fajtor për vrasjen e nëntë personave me ngjyrë në një kishë në Karolinën e Jugut, krim i kryer me motive racore.

22 vjeçari u shpall fajtor për krime të urrejtjes dhe tani ai do të ballafaqohet me dënim me vdekje, transmeton Klan Kosova.

Krimi kishte ndodhur në qershor të këtij viti në një kishë afro – amerikane.

Roof ishte fotografuar duke mbajtur flamurin e betejës, që ishte mbajtur nga jugorët në Luftën Civile Amerikane dhe për shumë persona ky flamur ka lidhje me mbështetësit e skllavërisë.