Albin Kurti nuk ka vdekur veç Astriti, por edhe Arbnori, apo ke frikë ta përmendësh Arbnorin?

20.12.2016 13:34:41

Nga Rexhep Kastrati

Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, po shfrytëzohet për të bërë parada dhe propagandë politike dhe personale me një rast tragjik të një djali të ri dhe të përkushtuar, me një rast tragjik të Astrit Deharit. Në këtë mënyrë, edhe kjo seancë ka devalvuar në një atentat mbi Astritin dhe të vërtetën, edhe pse tashmë nuk mund të vritet e vërteta. Është kështu, sepse opinioni e di se sikur sekta okulte të kish argumente se Astritin e ka vrarë dikush, nuk do të kishte filluar me rrena dhe me manipulime. Dhe rrena e parë që e bëri Dardan Molliqaj, edhe në emër të familjes Dehari të rrente për vizitat që ia kanë bërë Astritit në burg, dhe mbikëqyrjen e takimeve të tij me prindërit e tij. Sekta okulte e Albinit nuk ua ka shpjeguar arsyet se përse kanë rrejtë për vizitat dhe përse duhej të mbikëqyrnin takimet e Astritit me prindërit e tij. Vallë nuk kishin besim te Astriti, apo te prindërit e tij? Pse nuk kishte besim? Çka mund t’i thoshte Astriti prindërve, apo prindërit – Astriti? A mos kishte zbuluar Astriti shkaqet e vdekjes së Arbnorit? A mos kishte zbuluar gjëra të tjera komprometuese për sektën okulte të Albinit? Dhe kur bëhet fjalë për Arbnorin, pse vdiq ai? Kush e vrau atë? Edhe atë e paska vrarë shteti? Pse sekta okulte e Albinit e ka heshtur vdekjen e Arbnorit, i cili për dallim nga Astriti, ishte pjesë e strukturave organizative të saj? Albin, Dardan Molliqaj, pse kurrë një fjalë nuk e keni thënë për vdekjen e Arbnorit? Pse nuk keni bërë një protestë? pse nuk keni kërkuar seancë të jashtëzakonshme? Pse nuk keni kërkuar hetim për të, qoftë vendor, apo edhe ndërkombëtar? Në anën tjetër, pse Tomë Gashi e ka heshtur çështjen e daljes së filmimeve të kamerave të sigurisë, edhe pse ka thënë se ka bërë denoncim në gjykatë? Nuk i intereson më se kush i ka nxjerrë ato filmime? Po çka u bë me deklaratën se Astriti ishte vrarë disa orë më parë se koha e shetitjes së mbasdites? Pra, ka shumë çështje, ka shumë rrena dhe shumë kundërthënie që kanë dalë nga sekta okulte e Albinit si mënyrë për të fshehur të vërtetën, e që më shumë e kanë bërë të pabesueshme çdo deklaratë të saj. Në anën tjetër, heshtja përballë vdekjes së Arbnorit, sikur ai të mos kishte ekzutuar fare, e bën edhe më të rëndë pozitën e Albinit dhe të sektës okulte të tij, pra, edhe të Dradan Molliaqajt dhe të tjerëve si ai. Përtej propagandës politike, përtej strategjisë për manipulimin e opinionit, dhe teknikave për krijimin apo prishjen e fakteve, sekta okulte e Albinit dhe vetë ai, do të ballgaqohen edhe me të vërtetën për vdekjen e Arbnorit, dhe për shumëçka tjetër.