Molliqaj flet për sondazhin: Qe pse na sulmon PDK e LDK

24.12.2016 18:15:28

Sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj ka komentuar sondazhin e Institutit Demokratik të Kosovës, ku Lëvizja Vetëvendosje del e para.

Molliqaj, në Facebook shkruan se rritja e Vetëvendosjes, është bërë fakt i pamohueshëm, prandaj edhe sulmohet kaq shumë nga PDK e LDK.

Postimi i plotë i Molliqajt:

Kur disa muaj më parë një sondazh kredibil e renditi VETËVENDOSJE!-n si subjektin e dytë më të pëlqyer në Kosovë, LDK dhe PDK nuk rreshtën së sulmuari sondazhin. Sot kur një sondazh tjetër i një organizate të Shoqërisë Civile po e nxjerr VETËVENDOSJE!-n si subjektin e parë më të pëlqyer nga votuesit e rinj që do të marrin pjesë për herë të parë në zgjedhje, këto dy subjekte kanë heshtur dhe nuk po flasin.

Rritja e madhe e VETËVENDOSJE!-s është bërë fakt i pamohueshëm dhe me gjasë kjo është arsyeja pse sot LDK dhe PDK nuk folën asnjë fjalë.